Shkyçje masive të konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit janë realizuar të mërkurën në rajonin e Mitrovicës për shkak të mospagesës së faturave të ujit.
Këto shkyçje po realizohen pas njoftimeve dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim për detyrimet e papaguara, ka njoftuar kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, shkyçjet kanë vazhduar në të gjithë rajonin dhe do të vijojnë ndaj secilit konsumator që ka obligime të pashlyera ndaj shërbimit të ujit.
Autoritetet kanë bërë thirrje që konsumatorët me borxhe të papaguara të kryejnë pagesat sa më parë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore të parapara me legjislacionin në fuqi.
“Pas njoftimeve të rregullta dhe vërejtjeve të vazhdueshme me shkrim lidhur me pagesën e faturave të ujit, edhe sot kanë vazhduar shkyçjet masive në të gjithë rajonin dhe të cilat do të vazhdojnë tek secili konsumatorë me obligime. Për të evituar shkyçjen nga rrjeti dhe masat ndëshkimore sipas legjislacionit në fuqi, ftojmë të gjithë konsumatorët me obligime të papaguara që të kryejnë pagesat sa më parë ose të paraqiten për marrëveshje riprogramimi me këste”, thuhet në njoftim.