Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Podujeva mbetet pa energji elektrike

Podujeva

Qyteti i Podujevës dhe shumica e fshatrave të kësaj komune nuk do të kenë energji elektrike gjatë gjithë ditës së sotme.

Sipas njoftimit të KEDS-it, shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike janë punimet në rrjet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërprerja e rrymës ka filluar në orën 10:00, ndërsa pritet të rikthehet në orën 18:00.

“Është një ndërprerje e planifikuar. E kemi dërguar në media paraprakisht dhe i kemi informuar edhe përmes uebfaqes tonë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.