Një pjesë e qytetit të Podujevës dhe disa fshatra përreth janë përballur me mungesë të energjisë elektrike gjatë tërë ditës së hënë.
Ndërprerja e energjisë elektrike në këto pjesë ka nisur në orën 09:17 dhe ka vazhduar deri në orën 19:40.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Bushati, ka thënë se prishja është shkaktuar nga kompani e kontraktuar nga Posta.
"Një kontraktor i Postës i ka dëmtuar 2 linja. Ne i kemi dërguar menjëherë ekipet, por rregullimi ka marrë kohë", ka thënë ai.