Fadil Nura është betuar si kryetar i Komunës së Skenderajt. Këtë e bëri të ditur në rrjetin social Facebook, derisa ka publikuar disa fotografi.
Nura i Partisë Demokratike të Kosovës ka fituar pa balotazh në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, duke marrë rreth 57 për qind të votave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKundërkandidat i tij ishte Bekim Jashari. Ky i fundit ka qenë kryetar i Skenderajt në mandatin e fundit.
Jashari ia ka dorëzuar mandatin Nurës, derisa ka shkruar në Facebook se po e dorëzon me 17 marrëveshje bashkëpunimi të finalizuara me donatorë e institucione të ndryshme.
“Komunën e Skenderajt po e la pa borxhe, me shumë projekte në realizim e sipër, projekte të planifikuara e të buxhetuara dhe me një kulturë të lartë qeverisëse. Pas dorëzimit të mandatit u përshëndeta me të gjithë zyrtarët komunal të cilët i falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar në Facebook.
Ai theksoi se angazhimi për vendin është amanet nga të parët.
Pas 4 vite në udhëheqje të Komunës së Skenderajt, në shërbim të qytetarëve, duke punuar me përkushtim, në zhvillimin e...
Posted by Bekim Hamëz Jashari on Tuesday, November 30, 2021