Fadil Nuraj do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt në vend të Sami Lushtakut dhe kandidatura është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
PDK-ja përmes një komunikate ka thënë se në këto zgjedhje, Lushtakut i është pamundësuar kandidatura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt.
“Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skenderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë. Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skenderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, PDK-ja thotë se Lushtaku do të vazhdojë betejën ligjore për të vënë në pah të drejtën e tij kushtetuese.
Përmes një videoje të publikuar mbrëmë nga Lushtaku ai ka thënë se për këtë vendim është bërë presion nga presidentja dhe kryeministri, duke deklaruar se do të jetë fitues, pavarësisht se Gjykata Supreme ia ka vërtetuar dënimin.
-
Sami Lushtaku kandidon për t’u rikthyer në krye të Skenderajt
-
Fadil Nura betohet si kryetar i Skenderajt
-
Lushtaku sfidon vendimin e Supremes, insiston se do të jetë në qeverisje të Skenderajt më 17 tetor
-
PDK-ja zyrtarizon Lushtakun kandidat për kryetar të Skenderajt
-
Lushtaku: Kandidatura ime për kryetar të Skenderajt do të zyrtarizohet së shpejti