Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka deklaruar se do të kandidojë sërish për këtë pozitë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shkruar në Facebook se kandidatura e tij për kreun e Komunës së Skenderajt mbetet të zyrtarizohet së shpejti, duke shtuar se struktura e partisë në Skenderaj i ofron mbështetje të plotë.
“Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat”, ka shkruar Lushtaku.
Kryesia e degës kishte njoftuar muaj më parë për kandidaturën e Lushtakut.
Aktualisht në krye të Komunës së Skenderajt është Bekim Jashari, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit të 2017-s u zgjodh kryetar.
-
Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për Skenderajn
-
Lushtaku: Fitore e thellë
-
Sami Lushtaku kandidon për t’u rikthyer në krye të Skenderajt
-
Jashari shkruan për mbështetjen e 24 zyrtarëve të PDK-së në garën për kryetar të Skenderajt
-
Nura në vend të Lushtakut në Skenderaj, PDK-ja e bën zëvendësimin në KQZ