Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se janë angazhuar katër zjarrfikës të rinj me pagesë për tre muaj.
Suhareka është ndër vendet më të prekura nga zjarret e fundit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuharremaj ka njoftuar se 50 euro shtesë do të jetë pagesa për tre muajt e ardhshëm për zjarrfikësit që janë në krye të detyrës.
“Mobilizimi për situatën aktuale në menaxhimin e zjarreve po vazhdon. Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare. 4 zjarrfikës të rinj do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj. 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.