Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësve u ndahen pagesat për orët shtesë të 2022-s

Zjarrfikësve të Kosovës u janë shpërndarë pagesat e orëve shtesë të vitit 2022, ka konfirmuar për KOHËN udhëheqësi i zjarrfikësve për kryeqytet, Malë Gashi.

Kjo ka qenë një prej kërkesave të zjarrfikësve në protestat e organizuara së fundmi.

“Më në fund e mbajtën fjalën. Vonesat kanë qenë për shkak të disa procedurave lidhur me buxhetin. Mandej, vazhdimisht ne ju kemi kërkuar t'i kryejmë obligimet”, ka deklaruar për KOHËN kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

Ai ka shtuar se ka informacione se zjarrfikësve të Lipjanit dhe Gjakovës u janë ndarë më pak nga pagesat e orëve shtesë.

Mosrealizimi i kërkesave dhe i obligimeve, sipas zjarrfikësve, është shkelje e të drejtave të punëtorëve.


Zjarrfikësit: Urojmë që më 2024 të trajtohemi dinjitetshëm

Edhe Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse s’u paguhen shtesat për rrezikshmëri Arbëri Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë nëse s’u paguhen shtesat për rrezikshmëri

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës e ka përshëndetur ndarjen e mjeteve shtesë të vitit 2022 nga Ministria e Financave të enjten.

Në njoftimin e kësaj sindikate thuhet se i është mirënjohëse Ministrisë së Punëve të Brendshme për përkrahjen ndaj zjarrfikësve dhe shpresojnë se institucionet shtetërore pa ndërpre do të angazhohen që atyre t’u krijohen kushte për punë dhe rregullimin e gjendjes ne përgjithësi, çështja e statusit, ngritja e kapaciteteve te burimeve njerëzore dhe teknike, që të jenë sa me të përgatitur që misioni i tyre.

“Gjithashtu çështja e rrezikshmërisë duhet të analizohet, që edhe këtë shtesë në pagë zjarrfikësit të gëzojnë për shkak te specifikave të veçanta te punës që kanë, shpresojmë që viti 2024-të do të jetë viti i suksesshëm për Zjarrfikësit e Kosovës dhe do të kenë trajtim të dinjitetshëm, ashtu siç e kanë edhe misionin dhe qëllimin e themelimit, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale të vendit”, thuhet më tej në njoftim.