Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Beka: Kërkesat e kahershme të paplotësuara

muharrem beka

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stafi i pamjaftueshëm, mungesa e pajisjeve, kushtet e vështira të punës e statusi i padefinuar janë disa nga problemet me të cilat përballen zjarrfikësit në Kosovë.

Kryetari i Sindikatës së zjarrfikësve Muharrem Beka, në një deklarim për media me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, ka thënë se kërkesat e kahershme të tyre nuk janë plotësuar.

“4 maji, zjarrfikësit e Kosovës i gjen të paorganizuar mirë, të padefinuar, me një mori problemesh ... me kërkesat e paplotësuara ose pa kushte për punë dhe me pajisje të mangëta, me staf të mangët dhe shumë, shumë probleme të tjera. Kërkesat janë të kahershme. Jemi pa status të definuar ... Nuk jemi as shërbyes civilë, as punonjës publikë. Aktet themeluese i kemi me shërbimin civil, ashtu trajtohemi, me kondita të shërbimit civil ... Pagat i marrim në komunë, jemi staf i Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave”, ka deklaruar ai, raporton EO.

Ai ka shtuar se numri i zjarrfikësve është i pamjaftueshëm dhe nuk i përmbush kriteret ligjore, ndërsa kushtet e punës, sipas tij, janë të pafavorshme.

“Zjarrfikësit janë të paktë në numër, nuk i plotësojnë kriteret sipas ligjit që është në 1500 banorë një zjarrfikës. Mosha mesatare është e shtyrë, prag viteve të 50-ta. Pa sigurime shëndetësore, pa sigurime invalidore, me një koeficient më të ulëtin në raport me shërbimet tjera emergjente ose, them kështu, të uniformuara. Pa rrezikshmëri në punë, edhe pse shërbimi i zjarrfikësve është ndër specifikat e veçanta nga të gjitha kategoritë e tjera”, ka theksuar Beka.

Ai ka kërkuar harmonizim të përgjegjësive ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, duke theksuar se mungesa e koordinimit po krijon pengesa edhe në aspektin buxhetor.

“Kemi kërkuar në vazhdimësi që të harmonizohen qëndrimet mes pushtetit lokal dhe nivelit qendror, që të bëjnë marrëveshje që derisa të rregullohet çështja të bëhet zgjidhje. Është problematike mjaft edhe çështja e buxhetit të zjarrfikësve, sepse, thashë edhe më herët, tash edhe për rekrutimin edhe për të gjitha të drejtat që i kemi të artikuluara si niveli qendror ashtu edhe niveli lokal, secila ia hedh fajin tjetrës, është përgjegjëse komuna ose anasjelltas është përgjegjëse ministria”, ka deklaruar Beka.