Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se janë angazhuar katër zjarrfikës të rinj me pagesë për tre muaj.
Suhareka është ndër vendet më të prekura nga zjarret e fundit në Kosovë.
Muharremaj ka njoftuar se 50 euro shtesë do të jetë pagesa për tre muajt e ardhshëm për zjarrfikësit që janë në krye të detyrës.
“Mobilizimi për situatën aktuale në menaxhimin e zjarreve po vazhdon. Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare. 4 zjarrfikës të rinj do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj. 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
-
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, Beka: Kërkesat e kahershme të paplotësuara
-
Veç të hënën, 41 vatra të reja të zjarrit në Kosovë
-
29 vatra zjarri në tetë orët e fundit në Kosovë, 12 ende aktive
-
Zjarrfikësve u ndahen pagesat për orët shtesë të 2022-s
-
Suhareka i del në ndihmë me tre zjarrfikës Skenderajt