Kosovë

Kuvendi i Prizrenit kërkon nga ekzekutivi përgatitjen e materialit për përkrahjen e të prekurve me COVID-19

Kuvendi i Prizrenit kërkon nga ekzekutivi përgatitjen e materialit për përkrahjen e të prekurve me COVID-19
 

Kërkesa e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e shprehur në disa seanca, për t’i përkrahur financiarisht qytetarët që janë përballur me sëmundjen COVID-19 ende nuk ka marrë një epilog. Megjithëkëtë, kuvendarët e Prizrenit janë pajtuar që përmes një rekomandimi të kërkojnë nga ekzekutivi komunal përgatitjen e propozim-vendimit në lidhje me këtë çështje, në mënyrë që pastaj të thirret një seancë e jashtëzakonshme e KK-së për shqyrtimin dhe miratimin e tij.

Kuvendari i AAK-së, Alush Shala në seancën e fundit të KK-së së Prizrenit gjatë diskutimit për rendin e ditës ka theksuar se ka pritur që në agjendën e kësaj mbledhjeje të jetë edhe çështja e ndihmës financiare për qytetarët që janë përballur me COVID-19, pasi që një gjë e tillë është diskutuar edhe në seancat e shkuara.