Gjatë historisë, gjenialiteti dhe bukuria e muzikës së Wolfgang Amadeus Mozart kanë ofruar shpesh ngushëllim në kohë krizash dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot. “Si kompozitor, ai është një figurë udhëheqëse, veçanërisht në periudha kur ekziston një ndjenjë mbingarkese dhe polarizimi”, thotë Evelyn Meining, drejtoreshë artistike e “Mozartfest Würzburg”.
Kur bota duket sikur po shpërbëhet, njerëzit kërkojnë diçka ku të mbështeten.
“Tani, më shumë se kurrë, me botën e goditur nga kriza dhe me rrezikun që të përfshihet nga lufta, po rritet dëshira për unitet”, thotë Evelyn Meining, drejtoreshë artistike e “Mozartfest Würzburg”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë historisë, gjenialiteti dhe bukuria e muzikës së Wolfgang Amadeus Mozart kanë ofruar shpesh ngushëllim në kohë krizash dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe sot.
“Si kompozitor, ai është një figurë udhëheqëse, veçanërisht në periudha kur ekziston një ndjenjë mbingarkese dhe polarizimi”, thotë Meining. Për këtë arsye, motoja e festivalit më të madh të Mozartit në Gjermani këtë vit është: “Bukuria e Evokuar: Mozarti si Idol”.
Koncerti hapës i festivalit, me pjesëmarrjen e “Mozarteum Orchestra Salzburg”, tregoi se sa e fuqishme dhe prekëse mund të jetë muzika e Mozartit. Orkestra nga Salzburgu interpretoi Simfoninë e parafundit të Mozartit.
Programi përfshinte gjithashtu vepra moderne të Maurice Ravel dhe Sergei Prokofiev, të cilët e admironin Mozartin.
Ravel e admironte Mozartin si “idhullin e një epoke të shkuar”. Sipas Evelyn Meining, “Ai ndante me Mozartin bindjen se muzika duhet të magjepsë”.
Vepra e Ravelit, “Le Tombeau de Couperin” është një homazh për kompozitorin barok, François Couperin.
“Është një vepër muzikore e bukurisë, e karakterizuar nga qartësia, eleganca dhe linja melodike, ashtu si muzika e Mozartit,” shpjegon Meining.
Ravel e kompozoi këtë vepër midis viteve 1914 dhe 1917, gjatë Luftës së parë Botërore, dhe ua kushtoi miqve të tij që kishin rënë në luftë.
Edhe Sergei Prokofiev admironte simfonitë klasike të Mozartit për elegancën e tyre. Ai shkroi Koncertin e tij të Dytë për Violinë në mesin e viteve ‘30. Pas kthimit nga mërgimi, ai mbërriti në Rusi nën regjimin e Joseph Stalin, gjatë të cilit po kryheshin arrestime masive dhe mizori ndaj popullsisë. Një dëshmi e suksesshme e kësaj periudhe është “Koncerti i tij për Violinë”, të cilin violinistja kineze Tianwa Yang e interpretoi si soliste, duke mahnitur publikun nga fillimi i tij delikat deri te finalja e stuhishme, me bukurinë dhe fuqinë shprehëse të interpretimit të saj. Ajo u shpërblye me duartrokitje të furishme.
Ndërsa muzika e Mozartit sot perceptohet shpesh si e bukur dhe e lehtë, ajo është e ndërtuar me një përpikëri të jashtëzakonshme dhe shpesh është e vështirë për t’u interpretuar. “Në kohën e tij, muzika e Mozartit i hutonte vazhdimisht njerëzit, madje i provokonte dhe i mbingarkonte”, thotë Evelyn Meining, duke përmendur si shembull tingujt gjithnjë e më disonantë dhe kompleksitetin muzikor të veprave të tij.
Pas vdekjes së Mozartit në vitin 1791, bashkëshortja e tij, Constanze Mozart, e ngriti atë në statusin e një gjeniu. “Ai u përshëndet si një figurë shpirtërore kombëtare, një person mbi të cilin njerëzit mund të binin dakord në një kohë përçarjesh kombëtare.”
Në fillim të shekullit XIX, Evropa ishte e shënuar nga shembja e sistemit të vjetër feudal pas Luftërave Napoleane. Qytetarët kërkonin liri dhe unitet kombëtar, ndërsa princat përpiqeshin të rikthenin sundimin absolutist.
Në shekullin XX, pas shembjes së Evropës së vjetër për shkak të luftërave botërore, Mozarti u bë një objekt dëshire dhe nostalgjie. “Shumë artistë dhe intelektualë po kërkonin diçka që mishëronte maturinë, rendin dhe humanizmin, diçka që do t’u jepte stabilitet në kohë rrënimi dhe terrori”. Sipas Meining, Mozarti solli dritë në ato kohë të errëta.
Violinistja soliste Tianwa Yang vazhdon ta shohë Mozartin dhe muzikën e tij si një idol edhe sot: “Për ne muzikantët, ai është dikush që nuk i përket kësaj bote. Dikush nga një univers tjetër”. Megjithatë, ajo thotë se nuk duhet të paralizohesh nga adhurimi përballë këtij idhulli.
“Kur e dëgjon muzikën dhe të pëlqen, ndihesh pranë kompozitorit dhe mendon se e kupton atë, gjë që mund të mos jetë e vërtetë. Por ekziston një lidhje e caktuar me të gjatë interpretimit të muzikës së tij, dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, thotë ajo.
Këtë vit, Tianwa Yang është artistja e ftuar kryesore, ose “Artiste Étoile”, e Mozartfestit. Ajo jo vetëm që interpreton klasikët, por fokusohet edhe te muzika bashkëkohore. Pikërisht për Yang, kompozitori dhe klarinetisti i njohur Jörg Widmann shkroi posaçërisht Etudën Nr. 7 për violinë solo, e njohur edhe si “Etuda Jupiter”. Edhe ai i rikthehet shpesh repertorit klasik, kësaj here me Simfoninë “Jupiter” të Mozartit. Ashtu si Simfonia në Sol minor, ajo renditet ndër veprat më të njohura të Mozartit. Kjo vepër do të interpretohet për herë të parë më 26 qershor në Würzburg.
Si idol, Mozarti nuk është përtej kritikës, dhe muzika e tij mund të bëhet e qasshme edhe për të rinjtë.
Në ligjëratë-performancën e tij humoristike “Nothing Is Sacred”, kompozitori dhe shkrimtari gjermano-turko-armen Marc Sinan zbulon mekanizmat e pushtetit, kulturës dhe historisë që qëndrojnë pas “shenjtërve të paprekshëm mbi piedestale” të historisë së muzikës: Mozartit, Johann Sebastian Bach dhe Ludwig van Beethoven. Ai gërryen pak nga piedestalet e tyre.
Falë babait të tij gjerman, Sinani u njoh me muzikën klasike që në fëmijëri. Së bashku me “Eliot Quartet”, ai i vë në pyetje këta gjigantë të muzikës.
“Dhe përmes prejardhjes së tij joevropiane, ai i lidh pyetjet e tij me realitetin e sotëm të një shoqërie migrimi”, thotë drejtoresha artistike Meining. “Ai është i interesuar të dijë se si duken historitë muzikore të vendeve të tjera”.
Megjithatë, Evelyn Meining zbulon se në fund Mozarti do të mbijetojë dhe nuk do të rrëzohet nga piedestali i tij.