Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 22 nëntor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Keni dëshirë të bëni plane udhëtimi dhe të zgjeroni horizontin tuaj përmes arsimimit të mëtejshëm ose duke eksploruar mundësi në mjekësi, ligj dhe botime. Përqendrohuni te këto synime dhe shmangni tundimin për t’u marrë me hollësi të parëndësishme rreth parave.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot Hëna është në shenjën tuaj në kundërshtim me Plutonin dhe Mërkurin. Kjo mund t’ju bëjë të shqetësoheni për gjëra të vogla dhe mbase të reagoni më tepër sesa duhet, veçanërisht në raport me figurat me autoritet. Mos u ngarkoni me këto çështje. Në vend të kësaj, bëni ndonjë përmirësim në shtëpi. Gjithashtu, mund të lindë një flirt ose romancë në ambientin e punës.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot është një ditë e këndshme për t’u çlodhur dhe për të shijuar artin, sportin apo kohën me fëmijët. Megjithatë, mund t’i shprehni mendimet tuaja me mjaft këmbëngulje, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën, shëndetin apo edhe për kafshët shtëpiake. Mundohuni t’i mbani bisedat sa më të qeta dhe të lehta.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ndiheni të motivuar nga dëshira për të punuar fort dhe për të arritur rezultate, çka do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Megjithatë, bisedat me miqtë, grupet ose ndoshta me fëmijët mund të bien ndesh me idetë tuaja sot. Nëse i merrni gjërat me shumë seriozitet, mund të krijoni përplasje të panevojshme.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Keni shumë energji dhe jeni në humor të mirë për t'u argëtuar. Pavarësisht kësaj, sot mund të gjendeni në mosmarrëveshje me prindërit, eprorët, mësuesit, njerëz me ndikim ose autoritetet, pasi nuk ndani të njëjtat mendime ose vendosni t’i kundërshtoni ato, veçanërisht në familje. Tregoni kujdes që të mos nxisni tensione.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shmangni debatet për gjëra të vogla me kontaktet e përditshme, vëllezërit, motrat apo të afërmit, pasi mosmarrëveshje të tilla mund të shfaqen lehtësisht. Tregohuni të durueshëm me të tjerët, sepse kështu do të ndiheni më mirë. Kur irritoheni me dikë, personi i parë që ndikohet nga zemërimi jeni pikërisht ju.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju pëlqejnë mjediset e këndshme dhe atmosfera e qetë, sepse harmonia është e rëndësishme për ju. Duke pasur parasysh këtë, shmangni zënkat e kota rreth shpenzimeve të përbashkëta apo detyrimeve financiare. Në vend të kësaj, nëse keni mundësi, bëni blerje për veshje, pasi kujdesi për pamjen ju bën gjithmonë të ndiheni mirë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot është në interesin tuaj të bëni kompromise për të ruajtur marrëdhëniet e mira. Madje, mund t’ju duhet të lëshoni më shumë pe për të ruajtur qetësinë me dikë të afërt. Kjo për arsye se mund të lindin debate pa kuptim që mund të shmangen lehtësisht. Përqendrohuni më mirë te qëllimet tuaja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ndiheni plot energji dhe vetëbesim me Diellin në shenjën tuaj. Megjithatë, sot mund të shfaqen debate rreth punës, shëndetit apo kafshëve shtëpiake. Mos u përfshini në to dhe mos bini në provokime. Drejtojeni vëmendjen te planet për udhëtime dhe te mundësitë për të zgjeruar horizontin tuaj.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bëni çmos për të ruajtur harmoninë me partnerin dhe me fëmijët tuaj sot. Njerëzit mund të kenë ide të prera se si duhen shpenzuar paratë ose se si i menaxhoni ju financat tuaja, por në të vërtetë secili i përdor paratë ndryshe dhe kjo mbetet çështje personale. Shmangni shpenzimet e kota që ju bezdisin dhe ruani qetësinë.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Kjo mund të jetë një ditë e këndshme, shoqërore dhe plot gjallëri. Megjithatë, ajo mund të kthehet edhe në burim debatesh nëse lejoni të rrëshqisni në atë drejtim. Në fakt, bisedat me familjarët dhe figurat me autoritet mund të bëhen stresuese. Në vend të kësaj, provoni diçka të re sot dhe eksploroni qytetin tuaj si të ishit turistë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Për momentin gëzoni një vlerësim shumë të mirë në sytë e të tjerëve dhe lini një përshtypje të shkëlqyer. Shfrytëzojeni këtë avantazh me mençuri. Mos reagoni nëse dikush nis një debat për gjëra të parëndësishme. Mos e prishni ditën dhe imazhin tuaj të mirë, pasi zemërimi nuk e ndihmon askënd.