Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 21 nëntor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Nga sot, vëmendja juaj do të përqendrohet më shumë te udhëtimet dhe te mundësitë e reja në arsimim të mëtejmë, mjekësi, ligj, botime dhe media. Gjithashtu, do të keni interes më të madh për çështjet politike, fetare dhe shoqërore. Ndërkohë, bisedat dhe kontaktet me të tjerët gjatë ditës së sotme do të jenë të këndshme.

Demi

20 prill - 20 maj

Ju njiheni për aftësitë tuaja në menaxhimin e parave, dhe gjatë katër javëve të ardhshme interesi juaj për pronat e përbashkëta, taksat, borxhet, hipotekat, sigurimet dhe trashëgimitë do të jetë më i theksuar. Në planin personal, mund të vendosni t’i përkushtoheni përmirësimit të vetes, çka është një zgjedhje mjaft e qëlluar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kujdesuni të pushoni dhe të flini më shumë gjatë katër javëve të ardhshme, sepse do t’ju duhet energji. Kjo vjen pjesërisht nga fakti se po punoni shumë, por edhe po dilni e po festoni me të njëjtin ritëm. Prisni të keni më shumë qartësi, e ndoshta edhe një këndvështrim krejt të ri për marrëdhëniet tuaja më të ngushta.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Lajmi i mirë është se nga sot do të ndieni një rritje të energjisë, e cila do t’ju nxisë të punoni shumë dhe me efikasitet. Kjo do të thotë se gjatë javëve në vijim do të arrini të përfundoni shumë punë. Ndërkohë sot, mund të keni dëshirë të zbukuroni shtëpinë ose të prisni mysafirë.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Gjatë katër javëve të ardhshme do të hyni në një periudhë veçanërisht të këndshme, e cila do t’ju nxisë të shoqëroheni më shumë, të ndiqni ngjarje kulturore e sportive, të dilni dhe të kënaqeni me fëmijët. Edhe në dashuri dhe marrëdhënie romantike ju presin momente mjaft të mira.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Gjatë katër javëve të ardhshme, vëmendja juaj do të përqendrohet gjithnjë e më shumë te shtëpia, familja dhe jeta private. Mund të përfshiheni më shumë se zakonisht në çështje që lidhen me njërin nga prindërit. Gjithashtu, do t’i mirëprisni mundësitë për të pushuar dhe për t’u qetësuar në ambientin e ngrohtë familjar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Bëhuni gati, pasi ritmi i ditëve tuaja do të përshpejtohet ndjeshëm duke filluar nga sot e gjatë katër javëve të ardhshme. Papritur do të keni shumë punë për të kryer, vende për të vizituar dhe njerëz për të takuar. Shumë prej jush do të lexojnë, shkruajnë dhe studiojnë më shumë se zakonisht. Veç kësaj, sot është një ditë shumë e përshtatshme për të blerë veshje apo artikuj për gardërobën.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot Dielli ndryshon pozitë, gjë që sjell një zhvendosje të vëmendjes suaj për katër javët e ardhshme. Do të shihni se të ardhurat, qarkullimi i parave dhe interesi për pronat e pasurinë do të rriten. Mund të reflektoni më thellë edhe mbi vlerat tuaja dhe mbi atë se çfarë ka vërtet rëndësi në jetë. Sot tregohuni të gatshëm të ndihmoni dikë që ka nevojë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot Dielli hyn në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë aty për katër javë, duke ju dhënë mundësinë të ripërtërini energjitë për pjesën e mbetur të vitit. Kjo periudhë do të tërheqë njerëz dhe rrethana të favorshme pranë jush. Ndërkohë, sot do të ndiheni më komunikues dhe me dëshirë për të folur, ndaj gjeni kohë për të biseduar me dikë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Sot do të dëshironi të përqendroheni te shtëpia dhe jeta juaj private. Në fakt, gjatë katër javëve të ardhshme do të jeni më të prirur të qëndroni në prapaskenë dhe t’i vëzhgoni zhvillimet nga distanca. Pavarësisht kësaj, ju presin momente të këndshme në dashuri dhe marrëdhënie të ngrohta me eprorët apo personat me autoritet.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Duke filluar nga sot, popullariteti juaj do të rritet gjatë katër javëve të ardhshme. Dihet se miqësitë janë të rëndësishme për ju, dhe aftësia juaj për të krijuar kontakte të reja do të vijë në shprehje si e plotë. Shijoni bisedat interesante me të tjerët gjatë ditës së sotme. Po ashtu, leximi, shkrimi dhe studimi do të jenë veçanërisht tërheqës.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Për katër javët e ardhshme, Dielli ndodhet në pikën më të lartë të hartës suaj, duke ju vendosur në qendër të vëmendjes në mënyrë shumë të favorshme. Kjo do të jetë koha e duhur për të paraqitur idetë tuaja dhe për të kërkuar atë që meritoni. Sot kushtojuni vëmendje edhe çështjeve financiare.