Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 27 nëntor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot mund të preferoni të pushoni në shtëpi dhe ta merrni ditën më me qetësi. Do t’ju pëlqejë të kaloni pak kohë vetëm. Megjithatë, kjo është gjithashtu një ditë shumë e mirë për të diskutuar çështje financiare, veçanërisht shpenzimet e përbashkëta, pronën e përbashkët, trashëgimitë dhe sigurimet. Këto biseda pritet të shkojnë mirë.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot Hëna ndodhet në shtëpinë tuaj të komunikimit dhe bashkëvepron me Merkurin, planetin e komunikimit. Kjo do të nxisë një ditë me biseda të lehta dhe kontakte të mira me të tjerët. Është një ditë e përshtatshme për të zhvilluar marrëveshje biznesi. Edhe marrëdhëniet me kolegët e punës do të jenë produktive.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Diskutimet financiare, veçanërisht ato që lidhen me punën apo edhe me shëndetin tuaj, do të shkojnë mirë sot. Do të jeni më të hapur se zakonisht për të bërë kompromise dhe për të kuptuar këndvështrimin e tjetrit. Gjykimi juaj do të jetë i arsyeshëm dhe praktik. Nëse dilni për blerje, mund të zgjidhni gjëra konkrete dhe të dobishme.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kjo është një ditë plot gjallëri dhe argëtim, ndaj shijoni bisedat dhe shoqërinë me të tjerët. Në veçanti, aktivitetet me fëmijët dhe ngjarjet sportive do të jenë tërheqëse për ju. Mund të eksploroni artin dhe mënyrat për të shprehur talentet tuaja krijuese. Gjithashtu, mund të keni dëshirë të zbukuroni shtëpinë dhe të prisni miq.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Ndonëse kohët e fundit keni qenë mjaft aktivë dhe shoqërorë, sot mund të kërkoni të kaloni pak kohë vetëm për të marrë frymë lirisht, pasi keni pasur shumë angazhime. Megjithatë, një komunikim i qetë me fëmijët ose partnerin do t’ju pëlqejë. Po ashtu, do të keni dëshirë si të fitoni para, ashtu edhe t’i shpenzoni ato.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shtëpia dhe familja vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes suaj, veçanërisht raporti me njërin nga prindërit. Keni energjinë e duhur për të bërë çdo gjë që dëshironi, pasi Marsi në shenjën tuaj rrit forcën tuaj mendore dhe fizike. Një bisedë me një mik sot mund të lidhet me synimet tuaja për të ardhmen.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Njerëzit do t’ju vënë re më shumë se zakonisht sot. Madje, disa prej tyre mund të dinë edhe hollësi nga jeta juaj private, ndaj bëni kujdes nëse duhet të qetësoni ndonjë situatë. Idetë për të fituar para do t’ju tërheqin vëmendjen, e ndoshta edhe blerjet. Është një periudhë me mjaft lëvizje.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Merkuri ndodhet sot në shenjën tuaj dhe bashkëvepron me Hënën, duke lehtësuar komunikimin me të tjerët, studimet dhe mundësitë në botime, media, mjekësi dhe drejtësi. Është një ditë shumë e mirë për të zhvilluar marrëveshje pune ose biznesi. Po ashtu, sportet fizike dhe aktivitetet garuese mund t’ju tërheqin më shumë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju pëlqen të kërkoni njohuri dhe të vërtetën, si dhe njiheni si udhëtarët e zodiakut. Sot është një ditë shumë e mirë për çdo lloj hulumtimi, veçanërisht në çështje që lidhen me taksat, borxhet, trashëgimitë, sigurimet dhe pronën e përbashkët. Përqendrohuni për të gjetur atë që ju nevojitet.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Komunikimi me miqtë dhe me grupet e ndryshme do të shkojë mirë sot, veçanërisht nëse po diskutoni tema praktike dhe me logjikë të shëndoshë. Kjo është një ditë e përshtatshme për çdo lloj marrëveshjeje apo pune, si dhe për të ndarë shpresat dhe planet tuaja për të ardhmen me dikë tjetër, ndoshta me një person më të ri në moshë.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Sot mund të dëshironi të flisni hapur dhe të ndani idetë ose pikëpamjet tuaja me eprorin, me dikë me autoritet, me një prind, me një mësues apo edhe me autoritetet zyrtare. Mendimet tuaja mund të lidhen me punën, me shëndetin ose me një kafshë shtëpiake. Çfarëdo qoftë tema, do të keni dëshirë të shpreheni lirshëm dhe bëni mirë ta bëni këtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është një ditë shumë e mirë për të studiuar dhe për të shkëmbyer ide me të tjerët, pasi do të keni dëshirë të mësoni diçka të re, veçanërisht praktike dhe të dobishme. Po ashtu, dita është e përshtatshme për të eksploruar mundësi në fushën e botimeve, si dhe për të udhëtuar ose për të planifikuar udhëtime.