Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 26 nëntor 2026

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot vëmendja juaj do të jetë te shtëpia, familja dhe jeta private. Për fat, keni mjaft energji fizike dhe mendore. Megjithatë, shmangni debatet me prindërit, të afërmit më të moshuar apo figurat me autoritetet. Afërdita përballë shenjës suaj do t’ju ndihmojë të tregoni hijeshi dhe diplomaci me këdo, gjë që do t’i lehtësojë marrëdhëniet tuaja.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot ju pret një ditë e ngarkuar. Ndiheni mirë emocionalisht dhe fizikisht, si dhe keni mjaft energji për të përballuar çdo gjë. Kërkoni mënyra për të bërë përmirësime në shtëpi. Bisedat me fëmijët apo me partnerin romantik do të jenë të gjalla dhe plot energji. Përpiquni të mos ua vini veshin gjykimeve të personave më të moshuar, pasi jeni plotësisht të aftë t'ia dilni vetë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot mendja juaj është e përqendruar te çështjet financiare dhe te gjërat që zotëroni. Keni energji të mjaftueshme për të rregulluar shtëpinë dhe për t’u marrë me punë praktike, si pastrimi apo lëvizja e mobilieve. Mos u dekurajoni nëse një mik më i moshuar apo një anëtar i një grupi shfaqet kritik ndaj jush.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot Hëna ndodhet në shenjën tuaj në harmoni me Marsin energjik, duke ju dhënë një gjendje të mirë emocionale dhe fizike. Ndiheni gati për të vepruar. Marrëdhëniet me një prind apo me një figurë me autoritet mund t’ju dekurajojnë disi, prandaj përqendrohuni më mirë te puna dhe shijoni shoqërinë e njerëzve më të rinj.

Luani

23 korrik - 22 gusht

Mos u tërhiqni në hije sot, edhe pse mund të keni dëshirë të kaloni pak kohë vetëm apo të ruani privatësinë tuaj. Në thelb, jeni me humor të mirë dhe keni dëshirë të zbaviteni. Fëmijët e vegjël dhe partneri romantik mund t’ua ngrenë humorin. Mos u dekurajoni nga komentet e ndonjë personi më të moshuar apo me autoritet.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Marsi energjik ndodhet në shenjën tuaj dhe ju jep shumë energji për të realizuar çdo gjë që dëshironi të bëni sot. Komunikimi me një mikeshë apo mike ka të ngjarë të jetë pozitiv dhe plot gjallëri. Nëse keni ndonjë paqartësi lidhur me shpenzimet ose përgjegjësitë e përbashkëta, shfrytëzojeni këtë ditë për t'i sqaruar ato.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot jeni në qendër të vëmendjes dhe mund t’ju duhet të merrni drejtimin e situatave. Tregohuni diplomatë me partnerin, bashkëshortin apo miqtë e ngushtë, sepse qëndrimet gjykuese mund të pengojnë komunikimin e hapur. Mos u shqetësoni shumë për mendimin e të tjerëve, pasi është e pamundur t’i kënaqni të gjithë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot mund të ndiheni disi të shqetësuar apo të paduruar, prandaj do të keni dëshirë të bëni diçka ndryshe. Udhëtimet dhe shoqërimi me njerëz nga kultura të ndryshme do t’ju tërheqin veçanërisht. Garat apo aktivitetet sportive mund të jenë gjithashtu në planet tuaja. Bëni çmos për t’u çlodhur dhe për të ruajtur qetësinë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Dielli në shenjën tuaj ju jep energji sot, ndërsa ndikimi i Marsit ju nxit ambicien. Bisedat për përgjegjësitë dhe shpenzimet e përbashkëta do të shkojnë mirë. Megjithatë, mund të përballeni me më shumë detyrime lidhur me fëmijët, ndaj durimi do të jetë shumë i rëndësishëm.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Bëni çmos që të ruani mirëkuptimin me bashkëshortin, partnerin apo miqtë e ngushtë, pasi sot mund të mungojë fleksibiliteti emocional. Njerëzit mund të jenë më gjykues se zakonisht, gjë që mund t’i ndërlikojë gjërat. Për fat, me Afërditën në një pozicion të favorshëm, do të lini përshtypje shumë të mirë te të gjithë.

Ujori

20 janar - 18 shkurt

Sot keni shumë energji për të punuar, por mund të jeni më të shqetësuar nga sa duhet. Përpiquni të mos e rëndoni veten me mendime të kota, sepse shqetësimi i tepërt vetëm sa ju merr kohë dhe nuk ju çon askund. Mjafton të bëni më të mirën tuaj dhe të ecni përpara me qetësi.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Aktivitetet shoqërore, sporti apo koha e kaluar me fëmijët mund të shoqërohen me disa detyrime dhe përgjegjësi shtesë. Për fat, do të lini një përshtypje shumë të mirë te të tjerët, të cilët do të presin nga ju të jepni shembullin. Tregohuni model mirësjelljeje dhe pranoni të bëni ndonjë lëshim të vogël për të mirën e grupit.