Futboll

Zulfiu kthehet te Dukagjini

Iljasa Zulfiu

Iljasa Zulfiu është sulmuesi më i ri i skuadrës së Dukagjinit.

Zulfiu te Dukagjini është transferuar nga kampionia e Kosovës, Drita.

Sulmuesi i krahut të djathtë te Drita qëndroi për një vit. Ai me Dritën edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit.

Zulfiu pjesë e Dukagjinit ishte edhe nga viti 2022 deri në vitin 2024.

27-vjeçari karrierë ka bërë edhe te Zhenis Astana në Kazakistan, Malisheva, Flamurtari e Laçi.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Iljasa Zulfiu. 27-vjeçari rikthehet në familjen tonë pas një sezoni e gjysmë të kaluar te Zhenisi dhe së fundmi te Drita. Zulfiu është bashkuar tashmë në stërvitje me ekipin tonë dhe është i gatshëm për të dhënë kontributin e tij në realizimin e synimeve tona”, ka shkruar klubi nga Klina të premten në rrjetet sociale.

Dukagjini në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll u mposht 3:2 në shtëpi nga Prishtina.