Sulmuesi Edon Zhegrova, portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Florent Muslija pritet të kthehen te Kosova për ndeshjet e këtij muaji kundër Lituanisë dhe Qipros në Ligën e Kombeve.
Kështu ka thënë për KOHËN të enjten një anëtar i Përfaqësueses së Kosovës në kushte anonimiteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lista e lojtarëve është paraparë të publikohet të premten, ndërsa Zhegrova, Muriq dhe Musjlija janë pjesë e listës. Në listë është edhe portieri Amir Shaipi”, ka thënë anëtari i Përfaqësueses për KOHËN.
Tre lojtarët u përjashtuan nga grumbullimi i Përfaqësueses për thyerje të rregullores, një ditë para udhëtimit drejt Qipros më 8 shtator.
Kosova në shtator humbi nga Rumania me rezultatin 3:0, ndërsa fitoi ndaj Qipros, 4:0.