Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zeqiri në bisedime me një klub të Bundesligës

zeqiri

Borussia Monchengladbach është duke kërkuar sulmues dhe njëri prej tyre është Andi Zeqiri, ka shkruar mediumi zviceran “Blick” të enjten. 

Zeqiri 25-vjeçar aktualisht është futbollist i Genkut. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka kontratë deri në vitin 2026, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te Standard Liege. 

Zeqiri, që ka 16 paraqitje me Përfaqësuesen e Zvicrës, ka realizuar nëntë gola dhe ka dhuruar tri asistime në 23 paraqitje. 

Trajneri i Gladbachut, Gerardo Seoane, e pëlqen shumë stilin e lojës së Zeqirit, i cili mund të luajë në disa pozita në sulm. 

Çmimi i tij në treg sipas faqes “transfermarkt” është 4 milionë euro. 

Ai si futbollist është zhvilluar në Zvicër te Lausanne-Sport, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Augsburgu e Baseli.