Futboll

Zeqiri mund t'i bashkohet Hasit tek Anderlechti

zeqiri

Sulmuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri, mund të mbetet edhe më gjatë në Belgjikë. Interesim për futbollistin kosovar ka shprehur Anderlechti, raportojnë mediume të ndryshme në Belgjikë. Zeqiri është i huazuar nga Genku te Standard Liege. 

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 25 ndeshje në elitën e futbollit belg. 

Zeqiri me Genkun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ai për fanellën e shtetit helvetik ka shënuar një gol në 16 paraqitje. 

Krahas Anderlechtit, interesim për Zeqirin ka shprehur edhe Borussia Monchengladbach.

Zeqiri karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Baseli dhe Augsburgu.