Futboll

Zabërgja ftohet nga Kosova

zab

Sulmuesi Baton Zabërgja ka marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, për dy ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës 2026. 

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i ri i Zabërgjës, Metalist 1925. “Lojtari i ri i Metalist 1925, Baton Zabërgja, është ftuar në ekipin përfaqësues të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës”, shkruan në njoftimin e klubit elitar të Ukrainës.

Kosova në shtator i luan dy ndeshje kualifikuese për Botërorin që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Ndeshjen e parë “Dardanët” e zhvillojnë më 5 shtator kundër Zvicrës në Basel, kurse më 8 shtator në Prishtinë e presin Suedinë. 

Në qershor të këtij viti, Zabërgja debutoi për përfaqësuesen e Kosovës. Luajti si titullar në ndeshjen miqësore kundër Armenisë. 

Zabërgja u prezantua të martën te klubi ukrainas. 24-vjeçari me Metalist 1925 ka nënshkruar kontratë për tre vjet me opsionin e vazhdimit edhe për nj ëvit tjetër. Ai iu bashkua klubet elitar të Ukrainës nga Dinamo City i Tiranës. U raportua se klubi ukrainas i pagoi klubit nga Shqipëria 2.5 milionë euro.

Me Dinamo Cityn, Zabërgja fitoi Kupën e Shqipërisë. Pati paraqitje të mira edhe në garat evropiane të edicionit 2025/26.

Ai luajti 83 ndeshje për Dinamo Cityn, ndërsa shënoi 23 gola dhe asistoi 18 herë.

Si senior në Kosovë luajti për Vushtrrinë, Drenicën dhe Gjilanin.