Sulmuesi i Metalist Kharkiv, Baton Zabërgja, ka shënuar tjetër gol në elitën e futbollit ukrainas.
Zabërgja realizoi një gol në fitoren 2:0 të Metalist Kharkiv ndaj Bukovynas.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën i takoi xhiros së shtatë.
Sulmuesi i Kosovës e shënoi golin e dytë në minutën e 70-të.
Për 25-vjeçarin, Zabërgja, ishte goli i katërt këtë edicion, krahas një asistimi.
Zabërgja ka edhe dy gola dhe tri asistime në Kupë të Ukrainës.
Ai luajti deri në minutën e 85-të dhe u zëvendësua me Ermir Rashicën.
Zabërgja së fundi u ftua nga selektori i Kosovës, Franco Foda, për ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.