Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhiroja e fundit vendos për biletat e fundit për Champions

Marc Cucurella

Të dielën do të luhet xhiroja e fundit, përkatësisht e 38-a në Premier League. Të gjitha ndeshjet luhen nga ora 17:00.

Kampioni u caktua shumë më herët e po ashtu tri skuadrat që bien në Championship.

Por gara për të zënë një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm vazhdon të jetë e hapur.

Liverpooli si kampion dhe Arsenali tashmë janë kualifikuar, njëjtë si Tottenhami, si fitues i Ligës së Evropës. Për tri pozita të tjera në garë janë pesë skuadra: Manchester City, Newcastle, Chelsea, Aston Villa dhe Nottingham Foresti.

Liverpooli udhëheq në tabelë me 83 pikë. Arsenali është i dyti me 71 pikë, ndërsa Manchester City i ka 68. Pasojnë Newcastle, Chelsea dhe Villa me nga 66 pikë dhe Nottinghami me 65.

Edhe Garë e fortë në Premier League për zonën “Champions” Futboll Garë e fortë në Premier League për zonën “Champions”

Pesë të parët në tabelë luajnë në Champions edicionin e ardhshëm.

Kryendeshja e xhiros së fundit luhet ndërmjet Nottinghamit dhe Chelseat.

Kjo do të jetë ndeshja e 100-të mes këtyre skuadrave.

Chelsea ka 51 fitore, Nottinghami 27 dhe 31 ndeshje kanë  përfunduar baras.

Nëse Nottinghami e siguron Championsin do të ishte sukses shumë i madh për skuadrën e Nuno Espirito Santos.

Edhe Ndeshje interesante në Premier League Futboll Ndeshje interesante në Premier League

Ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo ndërmjet Manchester Unitedit dhe Aston Villas.

Manchester City luan në udhëtim ndaj Fulhamit, ndërsa Newcastle e pret Evertonin.