Mesfushorja Riola Xhemaili e ka fituar të premten mbrëma titullin në kampionatin elitar të Holandës me PSV Eindhovenin.
Ajo madje realizoi gol në fitoren 2:0 të PSV-së ndaj Den Haagut, në ndeshjen e xhiros së 21-të.
Xhemaili realizoi që në minutën e tretë të ndeshjes për 1:0, ndërsa për të ishte goli i 13-të i sezonit.
23-vjeçarja është e katërta në listën e realizatoreve më të mira në kampionatin holandez.
Xhemaili tani e synon Kupën e Holandës me klubin e madh holandez.
Të shtunën e ardhshme, PSV-ja luan ndaj Twentes.