Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë befasuar Chelsean në ndeshjen që ishte e vlefshme për xhiron e nëntë të Premier Leagues.
Chelsea u mposht në shtëpi nga Sunderlandi me përmbysje të rezultatit, 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i shënuar nga sulmuesi maroken, Chemsdine Talbi, në minutën e 93-të e vendosi takimin.
Chelsea kaloi në epërsi në minutën e katërt me golin që e shënoi Alejandro Garnacho. Për argjentinasin Garnacho ishte goli i parë i shënuar me fanellën e klubit londinez.
Wilson Isidor i barazoi shifrat në minutën e 22-të.
Dhe ishte goli i Talbit krejt në fund të ndeshjes që ia siguroi tre pikët shumë të rëndësishme mysafirëve.
Xhaka që është edhe kapiten e Sunderlandit e kompletoi ndeshjen.
Për Sunderlandin ishte fitorja e pestë këtë edicion. Numëron edhe dy barazime dhe dy humbje. Ka 17 pikë në pjesën e epërme të tabelës.
Ndërkohë për Chelsean ishte disfata e parë pas katër fitoreve radhazi. Në total është disfata e tretë në kampionat.
Chelsea ka tri pikë më pak se Sunderlandi dhe është në mesin e tabelës.