Granit Xhaka me Sunderlandin kanë pësuar disfatë 2:0 nga Manchester Unitedi të shtunën.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të Premier Leagues.
Unitedi të dy golat i realizoi në pjesën e parë.
Mason Mount në minutën e tetë e realizoi golin e parë kurse Benjamin Sheshko në minutën e 31-të shënoi për 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnitedi u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi xhiron e kaluar nga Brentfordi me rezultatin 3:1.
Ndërkohë për Sunderlandin ishte disfata e parë pas katër ndeshjeve pa humbje.
Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen.
Unitedi ka dhjetë pikë kurse Sunderlandi ka një pikë më shumë. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.