Sunderlandi i Granit Xhakës ka pësuar humbje të thellë të mërkurën në Premier League.
Sunderlandi pësoi disfatë 3:0 në udhëtim te Brentfordi, në ndeshjen që i takoi xhiros së 21-të. Ishte humbja e parë pas një fitoreje e katër barazimeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIgor Thiago shënoi dy gola, ndërsa Yegor Yarmolyuk e shënoi një tjetër për Brentfordin në fitore.
Enzo Le Fee i Sunderlandit e kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat në minutën e 60-të, por dështoi të realizonte nga penalltia.
Xhaka në mesfushë e kompletoi ndeshjen te Sunderlandi, që ka 30 pikë në vendin e nëntë.
Brentfordi i pesti ka 33 pikë.