Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Disfata e tretë për Sunderlandin e Xhakës në Angli

Granit Xhaka

Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë pësuar disfatën e tretë këtë edicion në Premier League.

Sunderlandi u mposht të shtunën mbrëma nga Fulhami në udhëtim me rezultatin, 1:0. Ndeshja i takoi javës së 12-të të elitës angleze.

Golin e fitores për Fulhamin e realizoi sulmuesi Raul Jimenez në minutën e 84-t.

Ai u asistua nga sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze.

Xhaka e kompletoi ndeshjen.

Edhe Xhaka kthehet, por Sunderlandi pëson tjetër humbje Futboll Xhaka kthehet, por Sunderlandi pëson tjetër humbje

Sunderlandi krahas tri disfatave ka edhe pesë fitore dhe katër barazime. Ka 19 pikë në mesin e tabelës.

Fulhami ka pesë pikë më pak po ashtu në mesin e tabelës.