Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

City me fitore bindëse ndaj Sunderlandit të Xhakës

Granit Xhaka

Pas pikës së fituar të mërkurën ndaj kampionit në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolit, Sunderlandi i Granit Xhakës të shtunën ka pësuar disfatë nga Manchester City.

City në kuadër të javës së 15-të e mposhti Sunderlandin në shtëpi bindshëm 3:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për 1:0 shënoi Ruben Dias në minutën e 31-të.

Katër minuta më pas, Joshko Gvardiol, e realizoi golin e dytë.

Realizatori i golit të fundit ishte Phil Foden në minutën e 65-të.

Xhaka që është edhe kapiten i Sunderlandit luajti deri në minutën e 72-të.

Luke O'Nien u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 93-të te Sunderlandi.

Për Cityn kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat. Ka 31 pikë në pozitën e dytë. Lider është Arsenali me dy pikë më shumë.

Sunderlandi ka 23 pikë në mesin e tabelës.