Diar Vokrri i ka dhënë fund aventurës te skuadra e Llapit. Skuadra llapjane ka njoftuar të shtunën mbrëma se Vokrri karrierën do ta vazhdojë te Ballkani i Suharekës.
21-vjeçari Vokrri pjesë e skuadrës së parë të Llapit ishte nga viti 2022.
Me Llapin ka zhvilluar 71 ndeshje ku ka kontribuar me shtatë asistime.
Llapi e ka falënderuar Vokrrin për kontributin që e ka dhënë.
“Llapi njofton opinionin sportdashës se, me kërkesë të vetë futbollistit dhe pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve, Diar Vokrri karrierën do ta vazhdojë tek Ballkani. Klubet kanë rënë dakord për të gjitha detajet e transferimit, ndërsa Vokrri do t’i bashkohet menjëherë skuadrës suharekase për angazhimet ndërkombëtare. Llapi e falënderon Vokrrin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në sfidat e radhës”.
-
Vokrri largohet nga Kosova U21, ftohet nga Shqipëria U21
-
Vazhdojnë kalimet nga Kosova te Shqipëria, Vokrri lojtari i radhës
-
Tovërlani: Vokrri kishte përkrahjen e të gjithëve, tani çështje e mbyllur
-
Ballkani forcohet me lojtar me të kaluar te Kosova U21
-
Topalli kthehet te Ballkani pas gjashtë vjetësh