Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Veseli nënshkruan me Egnatian

Frederic Veseli

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, ka firmosur kontratë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë, Frederic Veslei. Për Veselin, klubi tha se është vlerë e shtuar.

Kontrata e tij skadon në 2026-n.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falënderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

31-vjeçari ka qenë futbollist i lirë tash e disa muaj, pasi mbylli kontratën me Karagumrukun në Turqi.

Veseli ishte pjesë edhe e Manchester Unitedit në sezonin 2012-2013.