Prishtina e ka transferuar të martën futbollistin nga Shqipëria, Anio Poçin.
Poçi i bashkohet Prishtinës së lojtar i lirë, pas largimit nga Egnatia.
27-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit.
Ai në edicionin e fundit me Egnatian e fituan titullin e kampionit në Shqipëri.
Poçi me Egnatian në edicionin 2025/26 zhvilloi 40 ndeshje në të gjitha garat.
Mbrojtësi me përvojë pjesë e Egnatias ishte nga vera e kaluar.
Poçi ka luajtur edhe për disa skuadra në Greqi si Panionios, Proodeftiki, PO Triglias e Aetos Orfanou.
Edhe
Selmani i bashkohet Prishtinës
Prishtina gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar edhe Kastriot Selmanin.
Ndërsa ka përfunduar bashkëpunimin me disa futbollist si Elton Krasniqi, Leonat Vitija e Gjelbrim Taipi.
Prishtinën nga edicioni i ardhshëm do ta drejtojë trajneri Orges Shehi.