Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selmani firmos me kampionen e Shqipërisë

Kastriot selmani

Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia, e ka prezantuar të martën Kastriot Selmanin.

Selmani ka firmosur për dy vjet me klubin nga Rrogozhina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i krahut deri më tani ishte te Drita e Gjilanit, me të cilin fitoi titullin e kampionit. 25-vjeçariu më herët ka luajtur edhe për Prishtinën, Vushtrrinë e Llapin. Te Drita ishte prej vitit 2022.

Egnatia do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa aktualisht po e dominon futbollin në Shqipëri.