Pavarësisht se është 37-vjeçar, sulmuesi Jamie Vardy nuk është duke e menduar tërheqjen nga futbolli aktiv.
Vardy në një intervistë për “Sky Sports” e ka bërë të qartë qëndrimin në futboll edhe për disa vjet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk jam ende gati të largohem. Këmbët ndihen mirë dhe ndihem aq i aftë sa të vazhdojë të luaj. Kështu që thjesht do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Vardy.
Vardy është njëri ndër lojtarët që ka kontribuar shumë për skuadrën e Leicesterit. Ai është pjesë e skuadrës angleze prej vitit 2012. Gjatë kësaj periudhe, Vardy ka fituar katër trofe me skuadrën angleze.
Leicester City nga edicioni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Premier Leagues, pasi këtë edicion është paraqitur në Championship. Ngjitjen e ka siguruar tashmë.
Anglezi Vardy këtë edicion në 36 paraqitje ka shënuar 20 gola dhe ka bërë dy asistime.