Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Jamie Vardy përshëndetet si legjendë nga Leicester City

Jamie Vardy

Plot 500 ndeshje. Plot 200 gola.

Jamie Vardy është përshëndetur të dielën si legjendë e vërtetë me Leicester Cityn. Nga kjo skuadër largohet në fund të edicionit. Te Leicester City është për plot 13 vjet, nga viti 2012. Dhe 38-vjeçari ka vendosur të largohet. Ndeshja e së dielës ishte e fundit për të. Ishte ndeshja e 500-të e Vardyt për Leicesterin, në të cilën e shënoi golin e 200-të për këtë skuadër.

Ai ka përjetuar shumë gjëra te Leicester City. E udhëhoqi këtë skuadër drejt titullit të kampionit të Anglisë në vitin 2016. Po ashtu drejt triumfit në FA Cup në vitin 2021, kur Leicesteri e fitoi edhe Superkupën.

Vardy dy herë ka rënë nga Premier League me Leicesterin, por i ka qëndruar besnik skuadrës. Dhe largohet si ikonë.

Në xhiron e parafundit të Premier Leagues, Leicesteri fitoi 2:0 ndaj Ipswich Town. Vardy e shënoi golin për 1:0 në minutën e 28-të. Për 2:0 shënoi Kasey McAteer në minutën e 69-të. Vardy e la fushën në minutën e 80-të, në një moment shumë emocional të ndeshjes. E gjithë ndeshja në “King Power Stadium” ishte shumë emocionale.

Edhe Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vjetësh Futboll Vardy largohet nga Leicester City pas 13 vjetësh

Vardy në fund të ndeshjes është shfaqur i buzëqeshur, por më pas edhe shumë i emocionuar. Të gjithë në stadium kanë mbajtur flamuj falënderues ndaj Vardyt, ikonës së klubit.

Leicesteri ka vendosur që kjo të jetë ndeshja e fundit e Vardyt, në mënyrë që tifozët të kenë rastin ta përcjellin atë në mënyrën që e meriton.

Thirrja e emrit të tij nuk është ndalur gjatë nga tifozët e Leicesterit.

Leicester City është i 18-ti në Premier League dhe edicionin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë angleze. Por Vardy nuk do të jetë për ta udhëhequr skuadrën drejt një tjetër kthimi në elitë.


Në ndeshjen e 500-të, legjenda Vardy e shënon golin e 200-të

Jamie Vardy po e luan ndeshjen e 500-të dhe të fundit për Leicester Cityn.

Edhe Lëndohet gjyqtari, Vardy merr bilbilin dhe ndal lojën Futboll Lëndohet gjyqtari, Vardy merr bilbilin dhe ndal lojën

Dhe legjenda e këtij klubi e ka realizuar golin e 200-të.

Vardy ka vendosur të largohet nga Leicesteri pas 13 vjetësh. Leicesteri po fiton 1:0 ndaj Ipswichit.