Futboll

Real Madridi i bashkohet Barcelonës në finale

real-atletico

Real Madridi e ka eliminuar Atletico Madridin në Superkupën e Spanjës dhe i është bashkuar Barcelonës në finale. 

“Mbretërit” të enjten mbrëma fituan 2:1 ndaj Atleticos, në ndeshjen që u zhvillua në “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite. 

Federico Valverde realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e dytë të ndeshjes. Më pas përgatiti golin për Rodrygon, i cili në minutën e 55-të, shënoi për 2:0. 

Atletico golin e vetëm në ndeshje e shënoi me Alexander Sorlothin, tre minuta më pas. 

Finalja “El Clasico” e Superkupës së Spanjës do të luhet të dielën në mbrëmje.


Dy gola të shpejtë në ndeshjen Atletico-Real

Dy gola të shpejtë janë shënuar në ndeshjen Atletico Madrid-Real Madrid. Fillimisht Real ka dyfishuar epërsinë, por menjëherë kanë reaguar kundërshtarët duke ngushtuar rezultatin.

Rodrygo shënoi për 2:0 në minutën e 54-t me një driblim maestral, pas pasimit nga Valverde.

Vetëm tre minuta më pas epërsinë e ngushtoi Alexander Sorloth.

Valverde “bombardon” Atleticon

Federico Valverde ka kaluar Real Madridin në epërsi ndaj Atleticos në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e dytë.

Valverde me një gjuajtje të fuqishme “bombardoi” portën e Jan Oblakut.

Në finale, fituesin e duelit e pret Barcelona.