Atletico Madridi e ka fituar superderbin e Madridit.
Atletico e ka shkatërruar Real Madridin duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin e thellë 5:2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas.
Në stadiumin “Metropolitano” u shënuan plot shtatë gola. Katër u realizuan në pjesën e parë kurse tre në pjesën e dytë.
Robin Le Normand e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 14-të.
Kylian Mbappe i barazoi shifrat në minutën e 25-të. Reali në minutën e 36-të kaloi në epërsi 2:1 me golin që e shënoi Arda Guler.
Atletico nuk u dorëzua dhe në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë e barazoi rezultatin në 2:2. Golin e shënoi Alexander Sorloth.
Julian Alvarez ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 52-të për t’i kaluar sërish në epërsi vendësit.
Argjentinasi Alvarez e shënoi edhe golin e katërt në minutën e 63-të. Ai shënoi supergol nga goditja e dënimit.
Për 5:2 realizoi sulmuesi francez, Antoine Griezmann, në minutën e 94-t.
Reali ka 18 pikë dhe renditet në pozitën e parë. Barcelona ka 16 pikë në vendin e dytë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Për “Los Blancos” ishte disfata e parë këtë edicion pas gjashtë fitoreve radhazi.
Atletico ka 12 pikë në pjesën e epërme të tabelës.
