Robin Le Normand e ka kaluar në epërsi Atletico Madridin ndaj Real Madridit.
Qendërmbrojtësi spanjoll, Le Normand, për 1:0 shënoi në minutën e 14-të.
Derbi i Madridit i takon xhiros së shtatë të La Ligas.
Atletico turpëron Realin me “manita”
Atletico ia ka shkaktuar humbjen e parë Real Madridit të Xabi Alonsos në La Liga.
Los Colchoneros triumfuan ndaj Real Madridit duke e mposhtur në shtëpi me rezultatin e thellë 5:2. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e shtatë të La Ligas.
Katër u realizuan në pjesën e parë kurse tre në pjesën e dytë.
Alvarez “fundos” Realin me supergol
Atletico Madridi e ka shënuar golin e katërt ndaj Real Madridit.
Për 4:2 realizoi sërish Julian Alvarez në minutën e 64-t. Alvarez e realizoi edhe golin e tretë.
VIDEO:
🚨🇪🇸 JULIAN ALVAREZ MAKES IT FOUR FOR ATLETICO MADRID !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! WHAT A FREE KICK !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Atlético Madrid 4-2 Real Madrid.pic.twitter.com/xgAmDg6l74
Alvarez shënon nga penalltia, Atletico sërish në epërsi
Julian Alvarez ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 50-të për ta kaluar sërish në epërsi 3:2 Atletico Madridin ndaj Real Madridit.
VIDEO:
🚨🇪🇸 JULIAN ALVAREZ HAS GIVEN ATLETICO MADRID THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Atlético Madrid 3-2 Real Madrid.pic.twitter.com/xn9Xx9ZRwG
Pjesa e parë e supersfidës mes Atleticos dhe Realit mbyllet baras
Ka përfunduar baras pjesa e parë e supersfidës që është duke u zhvilluar ndërmjet Atletico Madridit dhe Real Madridit.
Robin Le Normand e kaloi në epërsi Atleticon në minutën e 14-të.
Reali shifrat i barazoi në minutën e 25-të me golin që e shënoi Kylian Mbappe.
Guler e kaloi në epërsi Realin në minutën e 37-të por vendësit në minutën e tretë shtesë të pjesë së parë e barazuan rezultatin në 2:2 me golin që e realizoi Alexander Sorloth. Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të La Ligas.
Sorloth barazon rezultatin
Atletico Madridi e ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit.
Alexander Sorloth rezultatin në 2:2 e barazoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
VIDEO:
SORLOTH POR FIN LO HACES CONTRA ALGUIEN QUE NO ES EL BARÇA pic.twitter.com/Fy9TNv9N0c
Guleri e kalon në epërsi Realin
Arda Guler e ka kaluar në epërsi Real Madridin ndaj Atletico Madridit.
Guler për 2:1 shënoi në minutën e 37-të. Guler asistoi edhe te goli i barazimit që e shënoi Kylian Mbappe.
VIDEO:
ARDA GULER GOAL VINI ASSIST WE ARE ALIVEEEEEEE pic.twitter.com/DpWy8mDaGB
Mbappe i jashtëzakonshëm, barazon Reali
Real Madridi i ka barazuar shifrat ndaj Atletico Madridit.
Golin e barazimit për “Los Blancos” e realizoi Kylian Mbappe në minutën e 25-të, pas asistimit të Arda Guler.
VIDEO:
KYLIAN MBAPPE WHAT A FINISH!
ARDA GÜLER ASSIST!
pic.twitter.com/HUkjMaItcz