Trajneri i Dinamo Cityt të Tiranës, Ilir Daja, pranon forcën e Jagiellonias. Por ai ka theksuar se, të enjten lojtarët e tij do të paraqiten në fushë të motivuar për fitore.
Ndeshja Dinamo City – Jagiellonia luhet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Është ndeshja kthyese e plejofit të Ligës së Konferencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e par në Poloni, Dinamo City e humbi thellë 3:0.
“Ndeshjen e nesërme e kemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse siç thashë disa lojtarë vetëm seancën e parafundit na janë bashkuar. Do të futemi në fushë me motivimin e duhur, por pa kaluar në aventurë, sepse do të ishte e rrezikshme, po të kemi parasysh sulmin e Jagiellonias”, ka thënë Daja në konferencë për media.