Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Egnatia e Dinamo, sonte i luajnë ndeshjet evropiane

Egnatia

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia e Rrogozhinës, dhe Dinamo e Tiranës, do t’i zhvillojnë sonte ndeshjet e tyre të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, përkatësisht Ligës së Konferencës.

Egnatia pas eliminimit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në raundin e tretë të Ligës së Evropës do të përballet me irlandezët e Shamrock Roversit. 

Ndeshja e parë luhet në Dublin nga ora 21:00.

Ndërkohë, Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, do të përballet me Audan e Letonisë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë luhet në Riga të Letonisë nga ora 18:00. Pas një jave luhen ndeshjet kthyese.