Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Torino fiton ndaj Sassuolos së Muriqit

Torino

Torino ka fituar përballë Sassuolos së portierit të Kosovës, Arijanet Muriq.

Torino të premten mbrëma fitoi 2:1, në ndeshjen e xhiros së 36-të.

27-vjeçari Muriq ishte në portë për herë të parë pas tri ndeshjeve rresht në Serie A.

Kristian Thorstvedt shënoi për Sassuolon, kurse Giovanni Simeone dhe Marcus Pedersen, realizuan për Torinon.

Torino i ka 44 pikë në vendin e 12-të, ndërsa Sassuolo i ka dy pikë më shumë në vendin e dhjetë.