Arijanet Muriq e ka mbajtur portën të paprekur, ndërsa Sassuolo fitoi 3:0 ndaj Veronas, të premten mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të Serie A.
Andrea Pinamonti shënoi për Sassuolon në minutën e 40-të. Ndërkohë Domenico Berardi i realizoi dy golat e tjerë, në minutën e 44-t dhe 62-të.
Portieri i Kosovës, Muriq, ishte prej më të vlerësuarve te Sassuolo.
Me fitore Sassuolo doli në vendin e tetë me 35 pikë. Verona është e fundit me 15 pikë.