Futboll

Muriq fiton tjetër ndeshje me Sassuolon

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq,

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është kthyer te fitorja në elitën e futbollit italian. 

Pas barazimit me Leccen pa gola dhe pas humbjes 1:0 nga Roma në shtëpi, Sassuolo fitoi të enjten mbrëma në udhëtim te Cagliari, 2:1. 

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Serie A të Italisë, ndërsa portieri 26-vjeçar i Kosovës ishte në portë te vizitorët. 

Armand Lauriente dhe Andrea Pinamonti shënuan për Sassuolon, ndërsa në portën e Muriqit realizoi Sebastiano Esposito, në minutën e 73-të. 

Sassuolo me fitore ngjitet në vendin e dhjetë me 13 pikë, aq sa ka edhe Atalanta në vendin e nëntë. 
Cagliari mbetet me nëntë pikë në vendin e 14-të.