Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriq pëson gol nga penalltia, por Sassuolo fiton në fund

Aro Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pësuar një gol nga penalltia të shtunën, por në fund, skuadra fitoi me skuadrën e tij, Sassuolon.

Sassuolo e mposhti në shtëpi Cagliarin, me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 31-të të Serie A. 
Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri Alen Sherri.

Muriq u mposht pas gjysmë ore lojë nga sulmuesi Sebastiano Esposito. 

Sassuolo i ka 42 pikë në vendin e dhjetë, ndërsa Cagliari vazhdon garën për mbijetesë. I ka 30 pikë.