Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muriqi shkakton penallti por Sassuolo fiton

Arijanet Muriq

Portieri i Sassuolos, Arijanet Muriq, ka shkaktuar penallti të shtunën në përballjen ndaj Fiorentinas.

Skuadra e Muriqit, Sassuolo, e mposhti Fiorentinan në shtëpi me rezultatin, 3:1, në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Muriq në minutën e nëntë bëri dalje të gabueshme në zonën e 16-metërshit dhe shkaktoi penallti duke e qëlluar në fytyrë, Fabiano Parisin.

Golin nga penalltia e që ishte edhe i epërsisë për Fiorentinan e realizoi Rolando Mandragora. Muriq u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Golat e fitores për vendësit i realizuan Cristian Volpato, Tarik Muharemoviq dhe

Ismael Kone.

Edhe Muriq pëson gol nga penalltia, por Sassuolo fiton në fund Futboll Muriq pëson gol nga penalltia, por Sassuolo fiton në fund

Për reprezentuesin e Kosovës, Muriqin, ishte paraqitja e 12-të këtë edicion në elitën e futbollit italian.

Sassuolo ka 20 pikë në mesin e tabelës. Fiorentina e zë vendin e fundit me vetëm gjashtë pikë.