Futboll

Muriq pranon gol në minutën e 93-të, mposhtet Sassuolo

Arijanet Muriq

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pranuar gol në fund të ndeshjes që skuadra e tij, Sassuolo e humbi nga Genoa me rezultatin 2:1 të hënën. 

Ndeshja Sassuolo – Genoa i takoi xhiros së dhjetë të Serie A. 

Portieri shtatlartë golin e parë e pësoi në minutën e 18-të, ndërsa të dytin në minutën e 93-të, që vendosi rezultatin përfundimtar, 2:1.

Domenico Berardi e shënoi golin e vetëm për Sassuolon. 

Për 26-vjeçarin Muriq ishte ndeshja e nëntë e zhvilluar këtë edicion në elitën e futbollit italian. 
Sassuolo ka 13 pikë dhe e zë vendin e 11-të. 

Për Genoan ishte fitorja e parë këtë edicion, pas tri barazimeve dhe gjashtë humbjeve. Ka gjashtë pikë në pozitën e 18-të.