Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me Sassuolon e kanë shënuar fitoren e dytë rresht në Serie A.
Sassuolo të shtunën në kuadër të xhiros së 23-të e mposhti Pisan në udhëtim me rezultatin 3:1.
Sulmuesi italian, Domenico Berardi, e kaloi në epërsi Sassuolon në minutën e 25-të.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Antonio Caracciolo, shënoi autogol për 2:0 në të mirë të mysafirëve.
Pisa e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 51-të me golin që e realizoi mesfushori zviceran, Michel Aebischer.
Shtatë minutë më pas, Ismael Kone, e shënoi golin e tretë për Sassuolon.
Për 27-vjeçarin Muriq ishte paraqitja e 22-të këtë edicion në kampionatin italian.
Sassuolo ka 29 pikë dhe renditet në pozitën e 11-të. Pisa mbetet në vendin e fundit me vetëm 14 pikë.