Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër miqësore e Zhegrovës pa lënë gjurmë

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova u paraqit si titullar te Juventusi që e fitoi miqësoren ndaj Nice me rezultat 2:0.

Ndeshja miqësore u zhvillua të premten në Torino, ndërsa Zhegrova u paraqit vetëm në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë luajti sulmuesi shqiptar, 18-vjeçari, Arman Durmishi.

“Nuk kishte shumë për të raportuar nga performanca e Zhegrovës. Pak mundësi, shumë gabime dhe praktikisht asnjë kërcënim i krijuar nga ajo anë. Shkurt: një dështim. Joao Mario e zëvendësoi atë”, shkruan “Goal”.

Zhegrova iu bashkua Juventusit vitin e kaluar nga Lille, por nuk ka pasur shumë hapësirë.

E mbylli edicionin 2025/2026 pa shënuar gol dhe pa asistim.

Edhe Genoa fiton ndaj Juventusit, një pjesë për Zhegrovën Futboll Genoa fiton ndaj Juventusit, një pjesë për Zhegrovën

Me Juven, Zhegrova ka kontratë deri në vitin 2030.

Për Juventusin ndeshja ndaj Nice, ishte e treta përgatitore.