Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tifozët duhet të paguajnë për të marrë autograf nga Yamali

Lamine Yamal

Te Barcelona është marrë një vendim në lidhje me autografet që superylli i futbollit, Lamine Yamal, do t’i jap për admiruesit që i ka. 

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se nga ky moment tifozët duhet të paguajnë para për të marrë autograf nga Yamali. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fakt ylli i ri i Barcelonës nuk do të nënshkruajë në fanella apo diçka tjetër, kur ai të largohet nga qendra stërvitore. 

Mediumi spanjoll, i afërt me klubin “blaugrana”, ka shpjeguar se Yamali është afër të nënshkruajë kontratë me një kompani që do të tregtojë artikuj të nënshkruar nga reprezentuesi i Spanjës. 

Yamali ia ka shpjeguar situatën klubit dhe drejtuesit ia kanë dhënë dritën e gjelbër.

18-vjeçari i ka luajtur vetëm pesë ndeshje në këtë edicion shkaku i telasheve me lëndime, ndërsa ka realizuar dy gola e katër asistime.