Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Të hyrat e Dakut në klubin nga Moska – 3,75 milionë euro në vit

Mirlind Daku

Pse Mirlind Daku ka vendosur për karrierë në Rusi?

Të hyrat financiare mund të jenë arsyeja kryesore.

Me kalimin nga Rubin Kazani te Spartak Moska, sulmuesi pritet të fitojë shumë miliona euro.

Mediume të shumta ruse kanë shkruar se të hyrat vjetore të kosovarit te Spartaku do të jenë 3,75 milionë euro. 2,5 milionë euro do të jetë paga e tij vjetore, ndërsa 1,25 milionë euro i ka të garantuara si bonus vjetor për lojalitet. 

Vetëm për transferim, Daku ka bonus prej 1,5 milionë eurosh.

Ai do të firmosë me Spartakun për tri vjet, me mundësi të vazhdimit për vitin e katërt. 

Edhe Sa para fitoi Osijeku nga Mirlind Daku? Futboll Sa para fitoi Osijeku nga Mirlind Daku?

Nëse qëndron deri në fund të kontratës, Daku mund të përfitojë 16,5 milionë euro. Ai pritet të transferohet për 11 milionë euro, sa e ka klauzolën e lirimit.

Edhe te Rubini, sulmuesi kishte të hyra të majme, por te Spartaku do të fitojë më shumë. Tifozë të Spartakut po e kundërshtojnë transferimin e Dakut.